Arbëri

Vëllai i Agon Zejnullahut: Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent, jo heshtje institucionale

protesta

Ka nisur protesta ku po kërkohet drejtësi për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari i cili vdiq pasi u arrestua nga disa policë.

Vëllai i tij, Alban Zejnullahu, ka thënë se sot kërkojnë hetim të plotë dhe transparent për Agonin, e se si familjarë duan drejtësi në këtë rast.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Agoni nuk është vetëm një emër, është simbol i një padrejtësie që nuk guxon të harrohet. Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent, kërkojmë përgjegjësi, veprim ligjor jo heshtje institucionale”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Agon Zejnullahu

Mbahet protestë para stacionit policor në Lipjan për rastin e Agon Zejnullahut

Nën moton “Ti je polic, por jo zot me marrë shpirtin”, sot me fillim në ora...