Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veliaj urdhëron nga burgu nisjen e dekorimit të Tiranës

Erion Veliaj

Erion Veliaj (Foto: Facebook)

Edhe pse ndodhet në paraburgim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar që kryeqyteti shqiptar të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit, raportoi të martën TCH.

Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, të merren masa për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

Më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, ia ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vazhduar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.