Ka vdekur peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco.
Ai është vlerësuar si një nga personalitetet që me shumë zell ka promovuar identitetin arbëresh dhe shqiptar në Amerikën e Jugut.
Për vdekjen e tij është njoftuar në faqen zyrtare të tij në Facebook.
Greco ka qenë një zë i rëndësishëm për arbëreshët në Argjentinë, duke punuar me përkushtim për ruajtjen e identitetit dhe traditave shqiptare. Në një intervistë të mëparshme për KOHËN ai kishte theksuar lidhjen e fortë të komunitetit arbëresh me rrënjët shqiptare.
Ai kishte folur me pasion për rolin e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, pavarësisht largësisë.
Greco u shqua gjithashtu për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes komuniteteve arbëreshe dhe shqiptare në Amerikën Latine.
-
Përzgjedhësi i Argjentinës kritikon indirekt FIFA-n
-
Nëna vdiq duke shpëtuar vajzën gjatë tërmeteve në Venezuelë
-
Prezantuesja që e shpalli të vdekur babanë e Messit largohet nga puna
-
Konfirmohet vdekja e këngëtarit amerikan Oliver Tree
-
Pse tifozët e futbollit në Amerikën Latine ndihen thuajse “të shenjtë”