Ka vdekur specialisti i ortopedisë Faton Morina. Për këtë ka njoftuar Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK).
“Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Prof.Dr. Faton Morina, specialist i Ortopedisë dhe ish- drejtor i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Prof.Fatonin e kujtojmë si njeri punëtor, kolegial dhe i urtë, me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale, i gatshëm në çdo kohë për të përkrahur, dhe përgatitur gjenerata të tëra të mjekëve dhe ortopedëve të rinj”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër vdekjen e Morinës SHSKUK-ja u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.