Infektologu Valbon Krasniqi është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, është bërë e ditur nga burime të KOHËS.
Ai është caktuar pas shkarkimit të Basri Sejdiut nga kjo pozitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyet që i ka dhënë bordi për shkarkimin e Sejdiut lidhen me raportin e Auditorit të Brendshëm, që ka identifikuar shkelje të shumta; gjetjet e bordit, keqmenaxhim e performancë të dobët.
Mbledhja e bordit, si ka mësuar KOHA, është thirrë të premten me këtë pikë të rendit të ditës, ashtu si e parasheh statuti që mbledhjet të thirren 48 orë përpara.
KOHA ka raportuar për shkeljet e shumta në ShSKUK, që janë evidentuar nga Auditori i Brendshëm.