Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vala e të nxehtit troket edhe në Kosovë

Mot i nxehtë

Foto: Alban Bujari

Temperaturat në vend pritet të arrijnë deri në 33 gradë Celsius në pjesën e dytë të javës, duke shënuar ditët më të nxehta të këtij sezoni. Rritja e temperaturave shton nevojën për kujdes të veçantë, ndërsa mjekët paralajmërojnë se ekspozimi i zgjatur në diell mund të paraqes rrezik për shëndetin

Ilirjana Thaqi  

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën pritet të prekë edhe Kosovën nga fundi i kësaj jave. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me rekomandime për shmangien e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe përdorimin të masave mbrojtëse.

Sipas IHK-së, me hyrjen në stinën e verës edhe Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht e paqëndrueshme. 

Temperaturat gjatë kësaj javë do të sillen nga 30 deri në 33 gradë Celsius.

Mjeku familjar, Rushit Ismaili, ka treguar për ndikimet që mund të kenë temperaturat e larta tek organizmi ynë.

“Këto valë të temperaturave të larta kanë ndikuar në mënyrën se si funksionon organizmi i njeriut dhe kjo është e kuptueshme, pasi trupi në temperatura të larta humb lëngje përmes avullimit dhe mund të ketë shenja të humbjes së lëngjeve”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka theksuar se më të rrezikuarit nga valët e të nxehtit janë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe punëtorët e ndërtimit.

“Më të rrezikuarit janë fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, por në mënyrë të veçantë edhe të moshuarit me probleme të tjera shëndetësore, si dhe ata që punojnë në ndërtim, pasi aktiviteti fizik dhe veshja e rëndë mund të shkaktojnë mbinxehje dhe pamundësi për avullim të lëngjeve në trup”, ka thënë ai.

E qytetarët janë shprehur se janë të përgatitur e të informuar për atë që i pret gjatë verës. 
“Për më të moshuarit ndoshta është pak më vështirë, por në përgjithësi është mirë”, ka thënë Bislim Ademi.

“Jemi mësuar me këto temperatura, sidomos ne pensionistët”, ka shtuar 
Ismet Isufi.

Shkencëtarët thonë se valët e përsëritura të të nxehtit janë shenjë e qartë e ngrohjes globale dhe paralajmërojnë se ato do të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më të forta.