Ushtria e Zvicrës i ka dekoruar tre ushtarë me origjinë shqiptare, të cilët kanë shpëtuar jetën e një gruaje, e cila u rrëzua pranë kazermës.
Gazetari Enver Robelli ka publikuar njoftimin e Armatës zvicerane për dekorimin e ushtarëve Albin Ukzmaili, Harbin Hasani e Edmir Rrafshi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dekoratë thuhet se veprimi i ushtarëve ka çuar në stabilizimin e gjendjes së gruas që më pas ishte dërguar në spital.
“Ushtarët i dhanë ndihmën e parë një gruaje që ishte rrëzuar pranë kazermës. Ata u ndërruan me njëri-tjetrin gjatë masazhit të zemrës dhe njoftuan gjithashtu policinë dhe shërbimet e shpëtimit. Ky veprim i menduar mirë stabilizoi gjendjen e pacientes, e cila më pas u dërgua në spital”, thuhet në njoftim.
