Ushtarët gjermanë të KFOR-it, të mbështetur nga aviacioni amerikan dhe njësitë për Asgjësimin e Mjeteve Eksplozive kanë zhvilluar trajnimin për zbarkim me helikopter në jug të Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar nga ky mision i NATO-s në Kosovë, thuhet se helikopterët UH-60 Black Haëk me trupat kanë mbështetur një patrullim të pavarur.
“Ky trajnim shërbeu për përmirësimin e lëvizshmërisë ajrore të shpejtë, procedurave të zbarkimit dhe koordinimit mes njësive të këmbësorisë, aviacionit dhe EOD-s, duke forcuar ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë operacionale mes kontingjenteve gjermane dhe amerikane”, thuhet në njoftim.
Përmes aktiviteteve të tilla të përbashkëta, thuhet se KFOR-i vazhdon të ruajë kohezionin dhe efektivitetin e forcave të saj shumëkombëshe, duke kontribuar në mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën.