Studentët kanë nisur mbajtjen e provimeve në Universitetet publike, pas grevës 1 javore të tyre.
Nga data 4 e deri më 28 shkurt, janë paraparë që të mbahen provimet në të gjithë Universitetin e Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak të grevës, menaxhmentit të UP-së i është dashur që të shtyjë deri më 25 shkurt fillimin e semestrit pranveror, raporton KTV.
E nga kjo grevë, më së shumti e kanë pësuar studentët, të cilët edhe shpresojnë që me rritjen e koeficientit për paga, të rritet edhe cilësia në arsim.
Por, ankesa për grevën kanë pasur edhe profesorët, të cilëve u është dashur që t’i riorganizojnë provimet.
Universitetet publike të Kosovës nuk i janë përgjigjur nga fillimi kërkesës së SBASHK-ut për grevë.