Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njoftoi se ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve Bachelor, për vitin akademik 2024/2025.
Sivjet UP-ja do t’i ketë gjithsej 5285 studentë të rregullt. Aplikimi do të zgjasë deri më 16 korrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUniversiteti i Prishtinës tha në njoftim se ofron “një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal”.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/2025. Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit. Universiteti ynë ofron një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal. Për të gjithë të interesuarit, UP-ja ofron qindra programe studimore në 14 fakultete. Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. Aplikimet janë të hapura deri më 16 korrik 2024”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Detajet e konkursit mund t'i gjeni KËTU.