Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka thënë se zgjedhja e presidentit nga populli do të ishte mënyra më e duhur për t’iu shmangur një krize politike.
Megjithatë, ai ka theksuar se dërgimi i amendamenteve kushtetuese të vitit 2011 për zgjedhjen e presidentit nga populli ka dilema të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dërguarja e amandamentve të vitit 2011 tash është dilemë që duhej ta sqarojnë edhe juristët a vlejnë ato amandamente, pastaj a mund të ndërrohet aq shpejt Kushtetuta. Është pak problematike a mund të bëhet shpejt e shpejt. Është joserioze për një lider të shtetit që nëse një ditë më parë nuk i ka garancat që do të jetë kandidat i preferuar dhe t’i ketë votat e garantuara, dhe kur nuk i paska votat ‘hajde burra gra ta ndryshojmë Kushtetutën’”, ka thënë ai në “60 Minuta”.
Sipas Ukshini, kandidati për president Glauk Konjufca do t’i merrte votat e popullit nëse do të zbatohej kjo mënyrë votimi.
“Mendoj se edhe me votë popullore Glauk Konjufca do të dilte i pari, sepse nuk është çështja që ai e ka përgatitë terrenin për këtë por qëndrimi i tij ka qenë... ai është profil i një politikani që ndërton ura bashkëpunimi”.
Ukshini ka shtuar se PDK-ja duhet të votojë për presidentit, përndryshe sipas tij kjo parti do ta bartte barrën për shkuarje në zgjedhje sërish.
“Do të ishte humbje për PDK nëse nuk e voton, do ta bartte barrën e përgjegjësisë që po shkojmë në zgjedhje dhe PDK le të tregojë cili ka qenë bashkëpunimi me LDK në opozitë”, u shpreh Ukshini.
Presidentja Vjosa Osmani të enjten i ka dërguar në Kuvend amandamentet kushtetuese me të cilat ka propozuar që presidenti të zgjidhet direkt me vota nga populli – amandamente që kanë pritur që prej vitit 2011.
VIDEO:
Çdo ndryshim kushtetues në Kosovë kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet.
Kërkesa për ndryshime kushtetuese nga Osmani erdhi derisa ajo po hyn në muajin e fundit të mandatit si presidente dhe që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ia siguroi nënshkrimet për një tjetër mandat, por e propozoi Konjufcën.