Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar nga kryeprokurorët që të jenë më efikas në trajtimin e rasteve të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Në një komunikatë dërguar mediave, Kelmendi u tha se ka biseduar me kryeprokurorët e prokurive të vendit për rastet që kanë të bëjnë me pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, që janë përdorur apo përfituar nga vepra penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy takim u mbajt edhe në prani të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
“U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka diskutuar për raportet e prokurorive të vendit lidhur me rezultatet e prokurorëve për rastet që kanë të bëjnë me pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave të ndryshme penale apo janë përfituar nga vepra penale, e të cilat gjenden në depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK)”, thuhet në komunikatë.
Për rastet e tilla, Kelmendi ka folur edhe për mundësinë e shitjes së automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara “me qëllim të parandalimit të pasojave që mund t’i bëhen buxhetit”.
“Po ashtu në takim u diskutua edhe mundësia e pjesëmarrjes së prokurorëve të shtetit në trajnimet e Akademisë së Drejtës Evropiane (ERA), si dhe çështje të tjera profesionale”, thuhet tutje.