31 janari është ditë krenarie dhe mërzie për banorët e fshatit Uçë të Istogut. Burrat e familjeve Hysenaj e Hoxhaj duarthatë nxorën nga makina e policisë serbe nxënësit e arrestuar.
Në mëngjesin e 31 janarit të vitit 1992, shkollarët po shkonin në shtëpinë-shkollë të mërgimtarit Avdullah Imeraj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga rafalët e policisë serbe atë ditë do të ndërronin jetë Muharrem Hysenaj, 62 vjeç, e Agim Hoxhaj, 54 vjeç. Plumbat qëlluan edhe vëllezërit Azllan e Hasan Hysenaj, dhe të birin e Hasanit, Imerin, raporton KTV-ja.
Dy djemtë e Muharrem Hysenajt u arrestuan atë natë derisa po prisnin para Spitalit të Pejës të merrnin kufomën e babait. Policia serbe i torturoi dhe nuk i lejoi as të merrnin pjesë në varrimin e babait.
Azllan Hysenaj u arrestua derisa po e dërgonte babanë e plagosur në Spitalin e Mitrovicës. Familjarëve nuk iu lejua ta shihnin të gjallë Hasanin, 51 vjeç. Azllani beson se vëllai vdiq nga torturat.
Fshati u rrethua me autoblinda e po vëzhgohej nga helikopteri i forcave serbe.
Megjithatë mijëra qytetarë morën pjesë në varrimin e tre dëshmorëve.
Shkollës iu ndërrua emri në njëvjetorin e vrasjes së tre burrave të Uçës.
Drejtori Beqir Ibrahimi kishte kryer shkollën e mesme në shtëpitë-shkolla.
Familjarët thonë se heroizmi i tre dëshmorëve trimëroi qytetarët anembanë që fëmijëve të mos u mbylleshin dyert e shkollës shqipe, pavarësisht dhunës sistematike të regjimit serb.