Një turist lituanez dyshohet se prej dy ditësh është zhdukur në alpet shqiptare.
Ky turist ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa asnjë njoftim, raportoi të dielën “Top Channel”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTuristi dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij.
“Një ekip i SHKSHMK-së sapo ka filluar një operacion të kërkim-shpëtimit në Valbonë, bjeshkët e Nemuna. Për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.