Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trumpi e nominon ushtarakun Wendt për ambasador në Shqipëri

Eric Wendt

Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar Eric Wendtin për ambasador në Shqipëri, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë të hënën.

Nëse kalon votimin në senat, Wendt do të jetë pasues i Yuri Kimit që u largua nga Shqipëria në vitin 2023. Para tij, dështoi emërimi i diplomatit David Kostelancik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Wendt është gjenerallejtënant i pensionuar në Ushtrinë Amerikane. Ka shërbyer për autoritetet amerikane që nga viti 1986. Ka qenë i përfshirë edhe në koordinimet Izrael-Autoriteti Palestinez, por edhe në misione për Korenë e Afganistanin.

Më 2020 ishte nominuar për ambasador në Katar, por konfirmimi dështoi për shkak të mbledhjeve të shtyra të Kongresit dhe nominimi u kthye prapa pa votim fare.