Menaxhmenti i “Trepçës” u ka bërë të premten thirrje minatorëve që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore për pagesat e orëve të fundjavës, duke paralajmëruar se përndryshe rrezikohen pagat e muajve prill për mbi 70 për qind të punonjësve dhe të majit për të gjithë minatorët.
Në një shkrim në Facebook, kompania ka kërkuar arritjen e marrëveshjeve për pagesë me këste, për të shmangur shpenzimet shtesë të përmbaruesve dhe avokatëve, si dhe për të ruajtur stabilitetin financiar të ndërmarrjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Momentalisht është e pamundur të sigurohet pagesa e rrogave për prill 2025 për mbi 70% të punonjësve. Ekziston rreziku që të mos realizohet në kohë as pagesa e rrogave për muajin maj”, thuhet në reagim, duke shtuar se vetëm sot ekziston një urdhër përmbarimor mbi shumën 200 mijë euro.
Sipas menaxhmentit, ka pasur përpjekje për të bindur përfaqësuesit e minatorëve që të pezullojnë përmbarimet për dy ditë, me qëllim që të bëhen pagesat e rrogave, por një marrëveshje e tillë nuk është arritur.
Kompania bën thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar se marrëveshja është rruga e vetme për të shmangur pasojat e rënda financiare për të gjithë punonjësit.