Tre mjekë dhe një mami në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, të enjten.
Lajmi është konfirmuar për KOHËN nga Jakup Ismaili, shef i Gjinekologjisë. Ai ka thënë se nuk dihet burimi i infektimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se pjesa tjetër e stafit që ishte në ndërrim me të prekurit me virus është izoluar.
Të enjten, u konfirmuan 26 raste të reja me COVID-19. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 449 raste me koronavirus. Kanë vdekur 12 persona e janë shëruar 79.