Arbëri

Topalli: Shqipëria nuk e mbështeti kërkesën për Republikë të Kosovës gjatë Jugosllavisë

Faton Topalli

Në podcastin PIKË, profesori dhe ish-deputeti Faton Topalli diskutoi me publicistin Veton Surroi për marrëdhëniet historike mes Kosovës dhe Shqipërisë në lidhje me kërkesat për Republikë dhe lidhjet politike gjatë periudhës jugosllave.

VIDEO:

Topalli theksoi se, ndonëse Shqipëria dhe Kosova ndanin lidhje kulturore dhe kombëtare, Tirana nuk ka mbështetur më herët kërkesën për Republikë të Kosovës.

“Shqipëria nuk ka qenë e interesuar që Kosova të kishte Republikën e saj më parë dhe nuk ka tentuar të fusë këtë kërkesë nëpër grupe apo garnitura”, ka thënë ai.

Në bisedë u përmend edhe pozicioni historik i Enver Hoxhës, i cili sipas Surroit, në takimin e parë me Titon deklaroi se territoret shqiptare janë “punë e brendshme e Jugosllavisë”.

Topalli shtoi se Shqipëria kishte një tendencë të hershme për bashkim me Jugosllavinë si Republikë e shtatë brenda federatës.

Por Surroi tregoi se kjo ide që u prish në vitin 1947 nga Stalini për arsye të kontrollit strategjik.

“Ky projekt bashkimi ishte pjesë e planeve operative të kohës, por u ndalua nga Stalini që nuk donte të krijohej një territor që ai nuk do të mund ta kontrollonte”, përfundoi Surroi.
 

Lexo përditësimet tjera
Faton Topalli

Faton Topalli në PIKË me Veton Surroin

Video: