Në një bisedë në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, profesori dhe ish-deputeti Faton Topalli foli për arsyet që e shtynë atë dhe dhjetëra të rinj në fund të viteve ’70 të përfshiheshin në lëvizjet ilegale politike, pikërisht në kohën kur Kosova po përjetonte zhvillimin më të madh ekonomik e kushtetues deri atëherë.
“Është e vërtetë që Kosova kishte një rritje të hovshme pas vitit 1974, por me gjithë përparimin, padrejtësia strukturore dhe krahasimi me republikave tjera e nxorën në pah një pozitë të pabarabartë. Kjo shkaktoi zemërim, jo varfëria ekstreme”, ka thënë Topalli, duke iu referuar teorisë së deprimimit relativ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSurroi e pyeti Topallin “pse shpërthejnë lëvizjet ilegale në kohën kur Kosova është në gjendjen më të mirë që ka qenë ndonjëherë?”, duke sfiduar narrativën se ato ishin thjesht pasojë e shtypjes.
Topalli argumentoi se Kosova ishte trajtuar në mënyrë kolonialiste nga Jugosllavia dhe se resurset e saj – si “Trepça” – shfrytëzoheshin pa i kthyer vendit zhvillimin që meritonte.
“Nuk e kemi parë veten si pjesë të barabartë. Intelektualët e kohës ngritën vetëdijen kombëtare, dhe ajo vetëdije i dha jetë edhe lëvizjeve ilegale”, shtoi ai.
VIDEO: