Federata Sindikale e Shëndetësisë po mban të enjten zgjedhjet për kryetarin e kësaj sindikate. Në garë ka qenë vetëm Tevide Imeri, kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë në Ferizaj. Por delegatët kanë provuar ta fusin në garë edhe kryetarin aktual Blerim Syla.
Këto zgjedhje janë shoqëruar me tensione të shumta. Ka pasur përplasje e kërcënime gjatë procesit zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara pak minutash, në ambientet ku po mbahen zgjedhjet, ka arritur edhe Policia e Kosovës.
Blerim Syla ishte zgjedhur në krye të FSSHK-së në vitin 2010. Ai u rizgjodh edhe në vitin 2015. Për shkak të pandemisë COVID-19, zgjedhjet u shtynë deri në vitin 2022.
Mandati i kryetarit të FSSHK-së është pesëvjeçar.