Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tollovi në ANP, shtyhen disa fluturime

Në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë janë krijuar tollovi të mëdha.

Sipas pamjeve të siguruara nga KOHA, dhjetëra persona po presin për fluturime, ndërsa disa prej tyre janë shtyrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa udhëtarë kanë thënë që fluturimet për Finlandë kanë pasur të bëhen në ora 18:00, mirëpo janë shtyrë dhe nuk janë njoftuar nga autoritetet. Njëlloj thuhet se ka ndodhur edhe për udhëtarët që janë nisur drejt Baselit.

Është raportuar se gjatë muajit korrik është rritur dukshëm fluksi i personave që kanë hyrë në Kosovë. Numri i tyre është rreth 700 mijë, ndërsa përmes ANP-së janë futur rreth 221 mijë.