Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tkurren investimet e huaja për 24 milionë euro

Foto: Ilustrim

Investimet e huaja direkte kanë pësuar një rënie prej 9.2 për qind gjatë vitit 2018. Nga 255.4 milionë euro sa ishin në vitin 2017 ato kanë rënë në 231.7 milionë euro apo 23.7 milionë euro më pak.

Nga kjo rënie është prekur më së shumti sektori i ndërtimit, ai i industrisë dhe transportit e komunikimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Shkak për këtë rënie të vazhdueshme të investimeve sipas njohësve të çështjeve ekonomike është jostabiliteti politik, korrupsioni dhe barrierat burokratike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tyre, Qeveria nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për nxitjen e investimeve të huaja dhe ato pas interesimit po largohen për në vendet e tjera të Ballkanit. Ata thonë se nuk mjaftojnë thirrjet për investime pa oferta konkrete për investitorët.

E tillë sipas tyre ka qenë edhe letra e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala i cili i ka bërë thirrje Kompanisë Volkswagen për investime në Kosovë, pas paralajmërimeve që kishte bërë kjo kompani për një investim rreth 1.4 miliardë euro në Evropën Juglindore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)