Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, Çasllav Joliqin i cili akuzohej për krime lufte në Istog.
Në shpalljen e aktgjykimit, nuk ishte i pranishëm i akuzuari Çasllav Jolliq, prokurori specia Ilir Morina si dhe avokati mbrojtës i të akuzuarit, Miodrag Bërklaç.
Çasllav Joliq është dënuar me tetë vjet burgim në aktgjykimin e shpallur në 10 qershor 2024, nga Themelorja.
Vitin e kaluar, Apeli e ka kthyer këtë rast për rigjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.