Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mohuar që njeh të dyshuarit që përmendin emrin e tij teksa marrin para nga biznesmeni Faton Dalladaku, shkruan sot Koha Ditore.
Por, në një konferencë për gazetarë të mbajtur të enjten, Veseli nuk i ka komentuar lidhjet e këtyre njerëzve me deputetë të PDK-së. Ai ka kërkuar nga gazetarët që të pyetet vetëm për atë çka ka të bëjë me të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë ka pasur edhe reagime tjera të shumta për incizimet e shfaqura dhe të botuara në KTV dhe në “Kohën Ditore”, përfshirë një deklarim të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar që të vërtetohet kredibiliteti i deklarimeve në incizimet e publikuara.
Por, në dosjet hetuese ka edhe incizime të tjera ku këta të dyshuar citojnë atë çfarë, sipas tyre, ua ka thënë Veseli në takimet e pretenduara me ta.
Në incizimet e reja sërish protagonistë janë Faton Dalladaku e Kadri Rexhepi. Biseda zhvillohet, sipas pretendimeve të Rexhepit, pak kohë pasi e ka takuar Kadri Veselin. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)