Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore ndaj “Syrit të Popullit”, ka implikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën si udhëheqës të, siç ka thënë ai, ndërmarrje vrasëse.
“E kam dëgjuar me veshët e mi në seancën në Kuvend një herë Glaukun e pastaj Albinin se këta persona duhet me i vra, përndryshe nuk i heqim nga pushteti”, ka thënë Thaçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi është ankuar se ai dhe familja e tij janë lënduar që emri i tij ka qenë në listën për likuidim të grupit “Syri i popullit”
“Miqtë me kanë thënë që Murat Jashari s'di të shkruaj, por pastaj jam informuar se mbrapa saj qëndron Sadri Ramabaja, anëtari i VV-së , Glauk Konjufca, dhe kryetari Albin Kurti”, ka thënë presidenti i Kosovës.