Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nga njoftuar se nga 10373 zyrtarë të lartë publikë që duhet t’i nënshtrohen obligimit të deklarimit të pasurisë, vetëm 2876 e kanë përfunduar këtë obligim.
Afati i fundit për të përfunduar këtë obligim është 31 marsi. APK-ja ka njoftuar se 1964 zyrtarë e kanë nisur procesin e deklarimit, por ende nuk e kanë përfunduar, ndërsa pjesa e tjetër ende nuk e ka përmbushur obligimin. APK-ja ka bërë thirrje të përmbushet obligimi.
“Deklarimi i pasurisë brenda afatit ligjor është një element kyç për ndërtimin e besimit publik dhe për forcimin e kulturës së integritetit në institucionet e Republikës së Kosovës”, theksoi drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Agjencia ka thënë se mosdeklarimi i pasurisë brenda afatit, vonesa apo deklarimi i pasaktë përbëjnë shkelje të obligimeve ligjore dhe sanksionohet.
“Sanksionet përfshijnë gjoba, kallëzim penal dhe masa të tjera ligjore, ndërsa në raste të caktuara mund të shqiptohen edhe dënime me burgim dhe konfiskim të pasurisë së padeklaruar. Subjektet deklaruese duhet të qasen në sistemin elektronik të deklarimit të pasurisë, të zhvilluar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, përmes vegëzës: https://e-deklarimi.rks-gov.net/ Për të lehtësuar procesin, Agjencia ka vënë në dispozicion edhe Manualin për përdorimin e sistemit dhe procedurat për rikthimin e fjalëkalimit, ndërsa për informata shtesë, subjektet deklaruese mund të vizitojnë ueb-faqen zyrtare: https://apk-rks.net”, ka njoftuar APK.
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Mbi 1400 zyrtarë s’e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat
-
Mbi 32% e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë, afat edhe gjashtë ditë
-
Edhe dy javë afat, deri tash më pak se 20% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë
-
Më së shumti gjoba për vonesë në deklarimin e pasurisë, ndaj zyrtarëve policorë