Një tërmet me magnitudë rreth 3.1 ballë të shkallës së Rihterit ka goditur mëngjesin e së hënës në rrethin e Gjilanit.
Tërmeti u regjistrua në zonën verilindore të Vitisë dhe pati epiqendrën rreth 6-8 kilometra larg kësaj komune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave paraprake nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) dhe Laboratori Gjeofizik i Universitetit Aristoteli të Selanikut (AUTH), tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 5.2 kilometrash, çka bëri që ai të ndihej nga banorët pranë epiqendrës.
Tërmeti është ndjerë si lëkundje e dobët në disa vendbanime përreth, përfshirë Kllokotin, Vitinë, Ferizajn, Gjilanin dhe Shtimen.
Ndërkohë, në qytete më të largëta si Prishtina, Prizreni, Suhareka dhe Shkupi, lëkundja sipas vlerësimeve nuk është ndierë.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
