Kompania “Newko Balkan” ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me tenderin 5-milionësh të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për “Furnizim me shirita transportues gomë-pëlhurë”. Kjo, pasi sipas saj, vendimet e fundit të Organit Shqyrtues të Prokurimit që e shpallin atë të papërgjegjshme, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke e vënë në pikëpyetje edhe vazhdimin e aktivitetit të kompanisë.
Thotë se nëse nuk merren masa, do të shqyrtojnë rastin të tërheqin investimet nga Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKEK-u më 24 prill ka rekomanduar për kontratë kompaninë “SNR”, edhe pse kjo kompani ka çmimin rreth 82 mijë euro më të shtrenjtë se “Newko Balkan” për tenderin “Furnizim me shirita transportues gomë-pëlhurë”.
Megjithatë, në KEK thonë se pas tri vendimeve në lidhje me këtë lëndë, OSHP-ja ka vlerësuar se operatori ekonomik “Newko Balkan” është i papërgjegjshëm, ndërsa kompania tjetër “SNR” është e përgjegjshme, raporton KOHA.
“Sipas Ligjit, vendimet e OSHP-së janë të obligueshme të zbatohen nga KEK, si Autoritet Kontraktues. Si rrjedhim, sipas vendimit (nr. 153/20 të datës 21.04.2020) të OSHP-së, KEK-u ishte obliguar të rekomandojë OE N.T.P “SNR” për dhënie të kontratës”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut për gazetën.
Në KEK thonë se kompania “Newko Ballkan” L.L.C dy herë është rekomanduar për dhënie të kontratës nga KEK-u si Autoritet Kontraktues, duke marrë parasysh çmimin më të lirë të ofruar, përkundër disa devijimeve të vogla që ishin sqaruar gjatë procesit të vlerësimit.