Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Telekomi shpëton rreth 1.6 milionë në rastin Z-Mobile, por rrezikon bllokimin e llogarive

Telekomi i Kosovës ka shpëtuar 1.66 milionë euro në rastin e Z-Mobile, sipas një vendimi të Gjykatës Komerciale të Kosovës, më 27 tetor.

Kjo Gjykatë ka shfuqizuar një pikë të urdhërit përmbarimor që parashihte që Telekomi t’ia paguajë Z-Mobilet, pasi sipas saj, Telekomi nuk e kishte obligim që t’i jepte numrat shtesë dhe shërbimet Dardafonit, ndërsa Dardafoni në urdhrin përmbarimor ka përfshirë shumën prej 1.66 milionë euro dhe ka llogaritur kamatën për to.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burime të KOHËS kanë bërë të ditur se Telekomi ka paguar afro 40 milionë euro, por pretendon që t’i zbriten edhe 10 milionë euro, pasi siç thuhet në aktvendim, Telekomi i ka paguar ato vullnetarisht pa pasur procedurë përmbarimi, ndërsa Z-Mobile ka vazhduar të gjenerojë të hyra nga shfrytëzimi i shërbimeve dhe mbajtja e numrave.

Telekomi i ka borxh Z-Mobilet edhe 5.6 milionë euro, bazuar në vendimin e Arbitrazhit. Burime të KOHËS kanë bërë të ditur se Telekomit nesër rrezikohen t’i bllokohen llogaritë, pasi që Z-Mobile pas këtij vendimi ka kërkuar që të bëhet përmbarimi i këtyre mjeteve.

Image