Të premten, të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet testi i tretë i unazës njëkahore në Prishtinë, njoftoi për KOHËN, drejtori i Shërbimeve Publike në komunë, Ilirik Musliu.
Ai tha se pos këtij testi, do të zhvillohet edhe një deri në fund të vitit, në mënyrë që të vlerësohet përfundimisht efekti i tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZbatimi i kësaj nisme varet nga rezultati i dy testeve të fundit.
Këtë e ka paralajmëruar ditë më parë edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. Ai tha për KTV-në se synohet që unaza kryesore e kryeqytetit të jetë njëkahore.
“Kemi kryer dy-tri testime më herët. Kemi mbledhur shumë të dhëna, ekspertët vendorë e ndërkombëtarë i kanë analizuar ato, kanë analizuar fytet e ngushta ku janë problemet kryesore. Kemi ardhur deri te një konkluzion final. Gjatë tetorit e kemi testin gjatë ditës së punës. Të shohim çfarë ndodh. Testet e kaluara në fundjavë, shkuan mirë. Të testojmë çka ndodhë gjatë ditës së punës, kur Prishtina është më e ngarkuar. Do të vijmë më pas në vendim final. Po shkojmë drejt vendimit që me kthyer unazën e brendshme të Prishtinës në lëvizje njëkahore”, ka thënë Zogaj.