Të hënën pasdite do të mbërrijnë rreth 3500 vaksina anti-COVID të Pfizerit në Kosovë, si pjesë e donacionit të Bashkimit Evropian.
Ky do të jetë kontingjenti i radhës, që tashmë është bërë i përjavshëm, nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOHA nga burimet e veta ka mësuar se sot në sallën “1 Tetori” procesi i vaksinimit nuk ka filluar pasi ekipet mjekësore kanë kërkuar pushim. Vaksinimi do të vijojë normalisht nga dita e nesërme.
Paradite do të vaksinohen personat që kanë caktuar termin, ndërsa pasdite dozën e dytë do ta marrin mjekët që ishin vaksinuar më 20 dhe 21 mars në Kukës.