Arbëri

Tavakoli: Të pabaza pretendimet e ZPS-së se Thaçi emëronte kryetarë të komunave

Nina Tavakoli

Avokatja Nina Tavakoli ka thënë se pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar se Hashim Thaçi kishte emëruar kryetarë komunash janë të pabazuara dhe nuk ka fare prova për këtë. 

“Thjesht fjalë që qarkullonin, të individëve që thoshin që ishin të emëruar prej Thaçit. Megjithatë, edhe nëse argumenti i ZPS-së ju bind ju, nuk di se ku do të dalë ZPS-ja me të, sepse këto emërime nuk është se ishin vepra ose aspekte penale. Pavarësisht kësaj, për aq sa kishte përpjekje nga Qeveria e Përkohshme për të krijuar njëfarë qeverie përmes hartimit ose miratimit të legjislacionit apo qoftë kjo përmes emërimit të politikanëve lokalë ose kombëtarë, gjithsesi kjo është një mundësi e arsyeshme për të krijuar një lloj administrate civile pas kolapsit total të shërbimeve bazike, kur u larguan serbët dhe nuk është fare asnjë lloj përpjekje për të pasur kontroll mbi vendin”, tha Tavakoli.

Ajo tha se fakti që Thaçi u kishte thënë gazetarëve në fund të qershorit të vitit 1999 se Qeveria e Përkohshme kishte arritur një shtrirje horizontale dhe vertikale të Qeverisë në të gjitha komunat, në vetvete nuk e bën atë të vërtetë. 

“Në fakt vetë kjo gjykatë ka dëgjuar dëshmi të dëshmitarëve ndërkombëtarë të besueshëm që kanë qenë në terren atëkohë e që kanë thënë që Qeveria e Përkohshme asnjëherë nuk ka qenë krejtësisht funksionale. Kështu që çdo përpjekje për të pretenduar dhe për ta bërë këtë Qeveri të tillë nuk mbetet reale, por vetëm aspiratë”, tha Tavakoli. 
 

Lexo përditësimet tjera
Hashim Thaci

Mbrojtja e Hashim Thaçit paraqet fjalët përmbyllëse në Hagë

•E mërkurë, 11 shkurt: Mbrojtja e Hashim Thaçit shpalos fjalën përfundimtare, nis paraqitja e Kadri Veselit•E...