Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka zhvilluar takime të ndara në Bruksel, në nivel kryenegociatorësh.
Kosova është përfaqësuar nga Agron Bajrami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSorensen në njoftimin në platformën “X”, ka thënë është paraqitur plani i punës mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për muajt e ardhshëm.
“Kam zhvilluar takime të ndara dhe të detajuara me të dy kryenegociatorët në Bruksel këtë javë për të paraqitur planin tonë të punës mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka thënë Sorensen.
Held separate, detailed meetings with both Chief Negotiators in Brussels this week to outline our work plan on the normalisation of relations between Kosovo and Serbia for the coming months. pic.twitter.com/gVtQqgm8pM
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 13, 2026
Një ditë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në ambasadën e Kosovës në Bruksel ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit të Konjufcës është diskutuar për avancimin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Konjufca theksoi se qëllimi i qartë i Kosovës mbetet përmbyllja e procesit me njohje reciproke mes dy vendeve.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryenegociatori Agron Bajrami.
Takimi i fundit në nivel të lartë është mbajtur në shtator të vitit 2023.