Një debat midis kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Tahiri, partia e të cilit e ka iniciuar debatin e sotëm, ka kërkuar nga Kurti që të tregojë nëse është në dijeni për kontrata njëburimore, si dhe cila është lidhja e tij me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, me rezervat shtetërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti i është kundërpërgjigjur, duke thënë se qeveria e tij nuk bën veprime joligjore.
“Ne thjesht i kemi bërë përpilimin e tenderëve në përputhje me ligjin, kjo s’ka të bëjë me shkelje të ligjit as korrupsion. Unë e kam vështirë ta diskutojë, pasi në fillim më thatë që nuk më ka shkelur këmba në Departamentin e Shtetit. Ku e kam takuar Blinkenin? Debat ka vetëm kur ka fakte, jo kështu”, ka thënë Kurti.