Në deklarimin e tij pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur edhe për deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, për rritje ekonomike.
Tahiri ka thënë se qytetarët viteve të fundit kanë parë rritje enorme të çmimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rritja e çmimeve iu pamundëson qytetarëve që me të ardhurat mujore të furnizohen me ushqime. Do të donim që të ishte e vërtetë ajo që ka deklaruar Kurti, që të kishte rritje ekonomike të tillë që do të afektonte mirëqenien e qytetarëve. Por nuk e kemi parë rritjen ekonomike, por rritjen e çmimeve”, ka thënë Tahiri.