Pavol Szalai, redaktor i Raportit të “Reporterëve pa Kufij” për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin, në një intervistë për Kohavisionin ka thënë se rënia e Kosovës në rangimin e Reporterëve Pa Kufij është si pasojë e një sërë faktorë.
Edhe ai e ka bërë Qeverinë e Kosovës përgjegjëse për regresin e Lirisë së Shtypit në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arsyet kryesore që shpjegojnë rënien e Kosovës në rankim është çështja e sigurisë së gazetarëve dhe përpjekja e Qeverisë për të minuar pavarësinë e mediave publike dhe private, siç e përshkrova. Kjo në një shkallë të lartë, jo në mënyrë ekskluzive, por në masë të madhe është pjesë e përgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.
Intervistën e plotë me Pavol Szalai mund ta ndiqni sonte në orën 22:50 në emisionin Interaktiv.