Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-këshilltari i Thaçit: Deklarata e Edi Ramës për Vjosa Osmanin ishte blof

Ismail Syla

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, e ka quajtur blof deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama kur tha se presidentja Vjosa Osmani ka qenë e kërcënuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara pasi nuk i ka lënë të hyjnë në Zyrën e Presidencës.

“Deklarimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Hagës ishte blof. Çka ka kujtuar ajo, që ne do të marrim diçka e do të zhdukim nga aty”, ka thënë Osmani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Syla ka thënë se presidentja Osmani as në marshin e djeshëm "Drejtësi, jo politikë" nuk ka dalë për solidarizim pasi gjithmonë e ka akuzuar Thaçin se është tregtar i veriut. Sipas Sylës, Osmani doli në marsh për vete, për një mandat të dytë si presidente.

“Pjesëmarrjen e djeshme e ka bërë jo për solidaritetin e plotë por e ka bërë për vete, për mandatin e dytë, ajo gjithmonë e ka akuzuar Hashim Thaçin kinse është tregtar i veriut, e ka shitur veriun. Pjesëmarrja e saj në tubim është hipokrizi sepse edhe në Konferencën e Sigurisë në Munih është dashur të shkojë ajo vet e të tregojë për padrejtësinë që po bëhet në Hagë. Për 5 vjet kurrë nuk i kanë bërë argat Thaçit, as Vjosa Osmani e as Albin Kurti. Është tepër vonë ta lajnë dembelinë karshi Hashim Thaçit. Gjithçka është në kuadër të frymës elektorale. Ajo është dashur ta ngre zërin në Bruksel e Washington, të flasë për atë padrejtësi që po i bëhet Kosovës në Hagë. Lufta e Vjosa Osmanit ka qenë gjithmonë kundër Hashim Thaçit dhe SHIK-ut, ajo kështu u bë edhe presidente, më këtë kauzë”, ka thënë ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaç inë emisionin "Tre8Tre" në KTV.

Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u organizua protestë me prani të miëjra qytetarëve, me moton “Drejtësi, jo politikë”, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi që po mbahen në Hagë.

Në këtë protestë, krahas qytetarëve, morën pjesë edhe përfaqësues institucionalë e politikë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Syla: Wesley Clark nuk do të dëshmonte kurrë për kriminelë

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, në ditën kur po dëgjohet fjala përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ka thënë se Prokuroria Speciale atje po vepron pa asnjë bazë.

Syla tutje ka thënë se është absurde të thuhet nga ana e Prokurorisë Speciale që nuk iu beson dëshmive të dëshmitarëve amerikanë të mbrojtjes. Ai ka thënë se është absurde të mendohet që gjenerali Wesley Clark do të vinte të dëshmonte për disa kriminelë.

“Pastaj prokuroria thotë se nuk i beson, po pse atëherë po iu beson kinse dëshmitarëve të tjerë. Si do të vinte Wesley Clark, gjeneral me katër yje, ta rrezikojë karrierën e tij për të dëshmuar për disa kriminelë nga Ballkani. Kur u pyetën a i keni lexuar aktakuzat, të gjithë dëshmitarët amerikanë u përgjigjën me pohim. Po të ishin ish-krerët tanë kriminelë, a do t’iu jepte leje Departamenti Amerikan i Shtetit”, ka thënë Syla në emisionin "Tre8Tre" në KTV.

Sipas Sylës, Thaçi dhe të tjerët u arrestuan pa pasur asnjë lëndë, derisa thekson se ky institucion i ka pasur afro 20 vjet kohë të dalin e të sigurojnë prova po qe se do të kishte.

“I kanë arrestuar pa pasur asnjë lëndë, a nuk i kanë pasur mjaftueshëm 20 vjet të dalin e të vrapojnë për të gjetur dëshmi kundër Thaçit e të tjerëve. Ata nuk kanë arritur të sigurojnë asgjë, as pamje të kampeve, as të maltretimeve e as të dhunimeve të grave serbe. Prandaj kërkesa për dënim prej 45 vjetëve burgim është tentim për manipulim. Është shumë paradoksale. Prokuroria është munduar ta ndërtoj një lloj akuze por aty nuk ke mundësi të fusësh asnjë nga liderët sepse dëshmitarët e mbrojtjes po e tregojnë që këta nuk kanë dhënë asnjë lloj urdhri”, ka thënë Syla.