Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka pritur në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomas Szunyog.
Ai ka thënë se në këtë takim ka ngritur shqetësimet e tij për trajnimin e vazhdueshëm të grupacioneve në Serbi, për siç ka thënë, realizim të sulmeve të reja në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Biseduam për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Diskutuam për situatën e sigurisë në komunat veriore dhe ngrita shqetësimin për kërcënimet e njëpasnjëshme publike të Serbisë dhe vazhdimit të trajnimit të grupacioneve atje, për realizimin e sulmeve të reja brenda Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai tutje ka shkruar se “Republika e Kosovës vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të padrejta të BE-së për të cilat kërkova nga z. Makovec heqjen e tyre”.
“Angazhimi ynë i përditshëm i bazuar në vlerat dhe praktikat më të mira evropiane është dëshmi e përcaktimit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, familje brenda së cilës duhet të jetë patjetër Republika jonë”, ka shkruar Sveçla.