Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se pikat tjera kufitare me Serbinë, pos asaj në Merdar, do të hapen për mallra serbe pasi të funksionalizohen skanerët me rreze X.
Të martën në Merdar ka nisur hyrja e produkteve serbe, një ditë pasi Qeveria ndryshoi masën e sigurisë ndaj mallrave serbe nga “ndalim” në “kontroll të shtuar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë. Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”, ka njoftuar ministri në Facebook.
Ai ka thënë se transportuesit duhet ta kenë parasysh këtë ndryshim dhe të planifikojnë kohën e nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.