Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, janë pajtuar që Policia e Kosovës t’i bashkohet Taskforcës së Përbashkët të Migracionit.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se ky bashkëpunim do të realizohet nëpërmjet koordinimit të autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministri Svela, në këtë takim, ka shprehur gatishmërinë e plotë të Republikës së Kosovës për të bashkuar forcat në Taskforcë të Përbashkët të Migracionit. Qëllimi i kësaj nisme është koordinimi i veprimeve në kontrollin e migracionit, ndërtimi i baza të të dhënave dhe zhvillimi i hetimeve të perbashkëta për të reduktuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar në këtë fushë”, thuhet në njoftimin ku është bërë e ditur vizita e Sveçlës në Tiranë.
Më tej thuhet se pjesëmarrja e Kosovës në këtë taskforcë të përbashkët dëshmon përkushtimin për sigurinë rajonale dhe për adresimin e sfidave të kriminale të migracionit.