Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja shfuqizon disa nene të UP-së

Universiteti i Prishtines

Gjykata Supreme ka shfuqizuar disa nene të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pasi vlerësoi se këto dispozita vendosnin ndalesa absolute dhe automatike për angazhimin e kandidatëve që kanë familjarë të punësuar, pa një vlerësim dhe identifikim konkret të konfliktit të interesit.

Gjykata Supreme me këtë rast shfuqizoi nenin 153 paragrafin 3 dhe 4 të statutit dhe neni 7 paragraf 6 të rregullores së UP-së, të cilat i vlerësoi si shkelje të parimit të barazisë dhe meritokracisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjykata Supreme pas shqyrtimit të nenit 153 paragraf 3 dhe 4 të Statutit të Universitetit të Prishtinës dhe nenit 7 paragraf 6 të Rregullores nr. 2/254, për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin e Prishtinës, ka konstatuar se dispozitat e sipërcituara janë të paligjshme. Gjykata vlerëson se këto dispozita vendosin ndalesa absolute dhe automatike për angazhimin e kandidatëve që kanë familjarë të punësuar ose të angazhuar në njësinë akademike përkatëse, pa një vlerësim dhe identifikim konkret të konfliktit të interesit. Kjo qasje shkel parimet e barazisë, meritokracisë, dhe ndalimin e diskriminimit të garantuara me Kushtetutë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Sipas Supremes, përjashtimi në mënyrë automatike e kandidatëve për shkak të lidhjeve familjare krijon një diskriminim dhe cenon të drejtën për të ushtruar funksione akademike në mënyrë të barabartë dhe sipas meritës.

Gjykata theksoi se nepotizmi dhe konflikti i interesit nuk janë nocione identike, dhe se ekzistenca e një lidhjeje familjare, në vetvete, nuk përbën automatikisht nepotizëm.