Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është duke shqyrtuar të mërkurën Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027. Shqyrtimi i saj është duke u bërë pa praninë e mediave.
Në këtë mbledhje janë duke marr pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Sigurisë si dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkryetari i Komisionit, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, në fillim të mbledhjes ka kërkuar mirëkuptimin dhe largimin e mediave nga salla.
“Konsiderojmë që kjo pjesë duhet të jetë e mbyllur sepse ne kemi për ta diskutuar dokumentin në hollësi. Ishte edhe kërkesa e sekretarit të Këshillit të Sigurisë, që kjo pjesë të jetë e mbyllur për media për shkak se neve po na intereson të marrim sa më shumë informacione, edhe pse është dokument publik, ka qenë edhe kërkesë e disa deputetëve që kjo pjesë të jetë e mbyllur për media”, është shprehur Dugolli.