Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë probleme me transmetim të seancës në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Edhe më shumë sesa përgjatë seancës së të martës, Gjykata Speciale ka pasur probleme teknike të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkaku i problemeve teknike gjatë dëshmisë së Shefqet Kabashit të martën përkthyesit gjyqësorë (anglisht-shqip e anasjelltas) disa herë një ditë më parë përgjatë pjesës që u transmetua u ankuan duke thënë se nuk po e kuptojnë se çfarë po thotë dëshmitari.
Nëpër telefona me rrjetin 4G seanca është transmetuar me ndërprerje. Ndërkaq në kompjuterë pavarësisht rrjetit të fortë të internetit transmetimi i seancës nuk po funksionon.
Më 2 nëntor po ashtu ka pasur probleme me transmetim e në Gjykatë atë ditë e patën fajësuar motin e keq meqë ishte stuhi në Hagë.
eanca është duke vazhduar me dëshminë e Shefqet Kabashit.