Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë

Spiropali konjufca

Foto: Driton Paçarada

Artikull i përditësuar 11:20 - Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali, ka thënë se për Shqipërinë Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por deklarim i qartë se ku qëndron prioriteti i tyre kombëtar.

Ajo ka thënë se të dyja qeveritë kanë zgjedhur një politikbërje të bazuar te realiteti i një kohe, populli dhe një shteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtë të Shqipërisë, por i lidhur ngushtë me gjitha zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo nuk është retorikë solidariteti është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror”, ka thënë ajo.

Spiropali ka deklaruar se integrimi evropian i Kosovës është testi i koherencës së vet Bashkimit Evropian.

Ajo ka thënë se barazia ndërkombëtare e Kosovës nuk është çështje simpatie, por çështje drejtësie dhe respekti për realitetin politik të krijuar me punë dhe sakrificë.

“Kosova ka dëshmuar qartësi euroatlantike, përkushtim ndaj reformave dhe stabilitet institucional”, ka thënë ajo.

Spiropali ka deklaruar se heqja e masave shtrënguese të BE-së ishin domosdoshmëri. Sipas saj, Kosova meriton statusin e vendit kandidat.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, dialogu mbetet rrugë për zgjidhje të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në rajon. Stabiliteti nuk ndërtohet mbi mohimin e realitetit. Realitet është se Kosova është shtet i pavarur dhe  evropian. Serbia duhet të pajtohet me këtë realitet, si hap i domosdoshëm për normalizim të vërtetë”, ka thënë ajo, duke shtuar se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën në këtë rrugë.

Ajo ka përmendur edhe gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së duke deklaruar se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe se ajo nuk mund të ecë me standarde të dyfishta. Ka deklaruar se lufta e Kosovës nuk ishte luftë për pushtet dhe se viktima dhe agresori nuk mund të vendosen në të njëjtën pozitë.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë takime tipike bilaterale. Ai ka thënë se Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën.

“Vendet tona janë shumë më tepër dhe takimet tona janë takime vëllazërore. Më shumë se interesa ndërshtetrore ndajnë fatin e përbashkët historik dhe politik. Sot kur flasim për bashkëpunimin mes dy shteteve, nuk flasim vetëm për marrëdhëniet ndërqeveritare. Flasim për përgjegjësinë e dy shteteve që i përkasin të njëjtit komb. Me këtë frymë diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, ka thënë ai në një konferencë për media me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Konjufca ka thënë se shumë punë janë bërë e shumë të tjera presin që të bëhen gjatë këtij mandati.

Ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar t’i përmbushë marrëveshjet që janë nënshkruar mes dy vendeve.

Ai ka thënë se koordinimi me Shqipërinë do ta fuqizojë përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës e edhe anëtarësimin në NATO.

“E ardhmja jonë  dhe e kaluara jonë do të jenë të lidhura përgjithmonë”, ka thënë ai.

Para konferencës, Spiropali mbajti takim me Konjufcën në MPJD. Ndërkaq vizitën e nisi në Prekaz te kompleksi memorial “Adem Jashari” dhe kulla e familjes Jashari. Në Prekaz, Spiropali dhe Konjufca kanë takuar Rifat Jasharin dhe anëtarët e tjerë të familjes. Ajo në përshkrimin e një videoje që përmbledh momente të shkëputura nga Prekazi, ka thënë se nga ky vend përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar. Ka deklaruar se Prekazi është dëshmia se liria ka pasur çmim.

Spiropali pas takimit me Konjufcën është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentaren Albulena Hashiu dhe kryeministrin Albin Kurti. Priten edhe takim me liderë të partive.

No description available.
Foto: Driton Paçarada
No description available.
Foto: Driton Paçarada
No description available.
Foto: Driton Paçarada