Dorentina Thaqi
Sot pritet të arrijnë në Kosovë dhjetëra-mijëra vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë pjesë e 500.000 vaksinave si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të arrijnë sot në vendin tonë.
KOHA nga burimet e veta ka marrë vesh se përveç donacionit nga SHBA, sot do të mbërrijnë edhe 53.000 doza të Pfizerit si pjesë e kontratës së kësaj kompanie me Ministrinë e Shëndetësisë.
Kosova në total ka administruar 922.623 doza të vaksinës anti-COVID. 615.156 persona janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 307.467 edhe me dozën e dytë. Duke nisur nga 13 shtatori, vaksinimi do të fillojë edhe të dielave.