Për herë të 46-të, deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin. Edhe të dielën deputetët kanë dështuar që ta formojnë komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Seanca e radhës do të mbahet të martën nga ora 11:00.

Murati: Haxhiu ka mbështetje unanime brenda shumicës, opozita po e shkel Kushtetutën

5 o. më parë / 13 kor 2025 12:07
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit është e dakorduar me unanimitet mes Vetëvendosjes, Guxo-s dhe Alternativës, pavarësisht se nuk ka marrë votat e nevojshme në 46 përpjekje, raporton Ekonomia Online.

Ai akuzoi partitë opozitare për shkelje të Kushtetutës, pasi po refuzojnë të marrin pjesë në votimin përmes komisionit për votim të fshehtë.

“Pse vinë nëse nuk votojnë dhe e shkelin Kushtetutën?”, u shpreh Murati, duke theksuar se shumica është e bashkuar pas kandidaturës së Haxhiut.

Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin

5 o. më parë / 13 kor 2025 11:49
krasniqi

Deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se gjendja në vend është shqetësuese.

Ajo konfirmoi se kryetari i partisë së saj, Fatmir Limaj, do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me synimin që Kosova të marrë institucionet e veta funksionale./EO

PDK, LDK e AAK: VV-ja do pushtet të plotë dhe të pakontrolluar

5 o. më parë / 13 kor 2025 11:41
armend zemaj

Partia Demokratike e Kosovës, LDK-ja e AAK-ja kanë deklaruar se Vetëvendosja do pushtet të plotë dhe të pakontrolluar.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në deklarim në sallën e Kuvendit pas përfundimit të seancës, ka thënë se institucioni që duhet të jetë tempull i demokracisë dhe i përfaqësimit qytetar, është pasqyrë e një krize të thellë politike.

Ai ka thënë se 46 herë është ikur nga përgjegjësia që ka subjekti i parë.

“Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit dhe demokracisë. VV-ja nuk dëshiron ta ndajë pushtetin, sepse do pushtet të plotë dhe të pa kontrolluar. Pushtetin nuk e sheh si përgjegjësi publike por si pronë privatë. VV-ja kur hyn në Kuvend flet për bashkëpounimin me LDK-në, i duan të gjithë, edhe votat e Listës Serbe. VV-ja nuk do partnerë qeveritarë, do vasalë”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së, Jahir Demaku, pas përmbylljes së seancës tha se synimi i Kurtit është të qeverisë pa kontroll parlamentar dhe rezultati është rritja e varfërisë dhe korrupsionit.

Ndërkaq deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se VV-ja e ka braktisur sallën për t’u mos u ballafaquar me realitetin në Kosovë.

Ajo ka thënë se shpresojnë që aktgjykimet e tjera ta sqarojnë më mirë situatën dhe që vendi të mos jetë peng i Albin Kurtit

S’ka konstituim të Kuvendit, vazhdojnë dështimet

5 o. më parë / 13 kor 2025 11:32
Tentimi i 40-të për konstituim të Kuvendit (Foto: Driton Paçarada)

Photo: Driton Paçarada

Deputetët nuk e kanë konstituuar Kuvendin as pas 46 përpjekjeve.

Edhe këtë të diel, deputetët kanë dështuar që ta formojnë komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.

Në sallë ishin 82 deputetë. Prej tyre, 43 votuan për asnjë kundër dhe asnjë abstenim. 

Seanca e radhës do të mbahet të martën nga ora 11:00.

Pati disa fjalime nga deputetët e opozitës para se të dështonte seanca e sotme. 

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka dashur të mbajë një fjalim porse kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari nuk e ka lejuar, duke insistuar.

Njëjtë ka ndodhur edhe me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, e po ashtu edhe me deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj. Të gjithë këta deputetë i kanë kërkuar Deharit t’i kthehet rendit të ditës.

Njëjtë si seancave të fundit, opozita e deritashme ka vazhduar të mbajë fjalime në sallë, pasi ka përfunduar seanca.

Hasani: Vetëm Banjska është agresion i drejtpërdrejtë, nuk është dashur të dorëzohemi

6 o. më parë / 13 kor 2025 11:15
nait hasani

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është pyetur nëse ka pasur ndonjë informacion për ndonjë kërcënim apo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë kohëve të fundit, ashtu siç ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani, sa i përket ndalimit të një lufte të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai u përgjigj se nuk ka pasur asnjë njohuri për ndonjë rast të tillë.

“Nuk ka pasur ndonjë rast tjetër javëve të fundit. Presidentja ka mundur t’ia huq me këto deklarata,” tha Hasani.

Ai shtoi se në rastin e Banjskës nuk është treguar transparencë dhe se policia ose ka heshtur, ose nuk është lejuar të veprojë.

Hasani e akuzoi Osmanin për mungesë përgjegjësie gjatë mandatit të saj, duke thënë se nëse ajo do ta kishte kryer detyrën siç duhet, vendi nuk do të ishte në këtë krizë institucionale, ku Kuvendi nuk po arrin të konstituohet as pas 46 përpjekjesh.

“Është për rastin e Banjskës nuk ka një rast tjetër, javëve të fundit nuk ka një gjë të tillë këto janë hipoteza të presidentes që ka mundur t’ia huq në këtë drejtim. Vetëm rasti i Banjskës është si agresion i drejtpërdrejtë. Nuk është dashur me u dorëzu, kur fillohet një proces duhet me dërgu deri në fund, ne i kemi parë se si kanë ik, policia jonë ka hesht ose dikush nuk i ka lënë, le të bëhen transparentë dhe ta tregojnë rastin. Deri tani asnjëherë nuk e ka kryer detyrën e saj për asgjë me pasur përgjegjësinë e plotë sot nuk do të ishim për 46 herë në Kuvend”./EO

Deliu-Kodra: VV-ja i ka marrë peng institucionet

6 o. më parë / 13 kor 2025 11:08
Blerta Deliu Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se duhet të ketë reflektim në mënyrë që të forcohet pozicioni i Kosovës.

Sipas saj, është detyrë e Lëvizjes Vetëvendosje që të mos i barrikadojë qëndrimet.

Ka shtuar se Kuvendi duhet të ketë konstituim dhe t’i hapet rrugë krijimit të Qeverisë.

Ajo ka thënë se Vetëvendosja ka marrë peng institucionet e Kosovës.

“Reflektimi duhet të bëhet nga partia që ka marrë numrin më të madh të mandateve. Nuk pres që të ketë ndryshim për shkak të pengmarrjes që po ndodhë për kaq kohë”, ka thënë ajo.

Haxhiu: Nëse opozita nuk ndryshon qëndrim, situata mbetet e njëjtë

6 o. më parë / 13 kor 2025 10:52
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit të Kosovës varet nga qëndrimi i opozitës.

Ajo theksoi se nëse opozita nuk ndryshon qasjen e saj, atëherë situata do të mbetet e njëjtë si deri më tani.

“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht që mund të ketë ndryshime. Nëse jo, situatën e kemi fatkeqësisht të njëjtë”, tha Haxhiu për mediat para fillimit të përpjekjes së 46-të për konstituimin e Kuvendit.