Dy cent më lirë kushton litri i naftës sot në Kosovë, krahasuar me të martën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot (15 prill) mund të shitet maksimalisht me çmim prej 1.76 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi i benzinës është 1.44 euro për litër, ndërkaq i gazit 0.89 euro për litër.
Të mërkurën çmimi i naftës ishte 1.78 cent për litër, ndërkaq i benzinës dhe gazit i njëjtë me atë sot.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Pasi u arrit armëpushimi javën e shkuar, çmimet në bursë ranë, por në Kosovë lëvizën shumë pak.
Tani negociatat që nisen mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje. Nuk dihet ende nëse do të ketë një takim të dytë.
