Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

kryesia

Foto: Driton Paçarada

(Lajm i përditësuar) - Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhje ishin të pranishme vetëm kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe nënkryetarja e Kuvendit, Emilia Rexhepi.

Mbledhja kishte dy pika të rendit të ditës: Miratimin e procesverbaleve të mbledhjes së mëparshme dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Mbledhja pritej të niste nga ora 11:00.