Sot Ministria e Shëndetësisë do të mbledhë komitetin për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth COVID-19, ku do t’i shqyrtojnë propozimet për masat e reja parandaluese.
Ndërkohë të premten 418 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë, shifër kjo më e larta ditore që nga fillimi i pandemisë para 7 muajsh. Gjithashtu, janë shënuar 4 viktima, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët shëndetësorë kanë kërkuar respektim të rekomandimeve të IKSHPK-së, për të mos shkuar në ashpërsim të masave, derisa kanë thënë se është shqetësuese rritja e numrit të pacientëve të infektuar me COVID-19 që po kërkojnë trajtim spitalor.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur, ndërsa 15.434 janë shëruar.