Arbëri

Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 12 tetorit

shorti

Foto: Driton Paçarada

(Teksti në përditësim) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. 

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 105.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 191.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, numrin 174.

Lista Serbe në fletëvotim do ta ketë numrin 170.

Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 186.

Lista Guxo në zgjedhjet lokale do ta ketë numrin 118.

Alternativa në fletëvotim do ta ketë numrin 103.

Partia Socialdemokrate do ta ketë numrin 149.

Subjekti Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin do të ketë numrin 101.

Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.


Përfaqësuesit e subjekteve politike sot do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transparencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, ka theksuar zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Tërheqja e shortit nis nga ora 11:00.

Fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59./EO